Zgjedhorja/ Askush s'do marrë gjithçka që dëshiron! Si reaguan dy ambasadorët për takimin sot?
Palët politike kanë rënë dakord që reforma zgjedhore të mbyllet me datë 31 maj, pra u kanë mbetur edhe dy ditë. A do ia arrijnë dot konsensusin për dy ditë? A po nxisin ndërkombëtarët që kjo reformë të përmbyllet atëherë kur është thënë, me 31 maj?
Takimi i sotëm i Këshillit Politik, që zgjati tre orë e gjysmë nuk çoi dakordësi për çështjet: si votimi elektronik dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.
Kërkesa është bërë nga PD, ndërsa Damian Gjiknuri u shpreh se PS-ja pranon që teknologjia të jetë pjesërisht në vetëm disa zona.
Ndërsa lidhur me kërkesën tjetër që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta marrë Gjykata Kushtetuese, që të jetë kjo e fundit që të vendosë për fatin zgjedhjeve pas apelimeve të palëve politike, Gjiknuri tha se nuk është kundër, por ka disa probleme mbi këtë kërkesë.
Po ashtu palët nuk ranë dakord lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore, për të cilën nuk ka rënë dakord opozita. Gjiknuri u shpreh për mediat se ndërsa nuk ka një dakordësi mes palëve, do të ishte e rëndësishme një takim Rama-Basha.
Por si reagoi ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca?
Lexojini ato si më poshtë:
Yuri Kim:
Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron. Mbyllni negociatat. Ju jeni afër - mos pushoni, mos zhgënjeni shqiptarët.
Luigi Soreca:
E rëndësishme për të bërë progres për Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ato të vazhdojnë punën me qëllim arritjen e një marrëveshjeve deri në 31 maj. Reforma Zgjedhore ndikon në procesin e anëtarësimit në BE.