Politikë

Zgjedhorja/ Hajdari: Problemi është ndryshimi i sistemit, Gjiknuri: Nuk ka rifillim loje

Zgjedhorja/ Hajdari: Problemi është ndryshimi i sistemit, Gjiknuri:

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Bashkëkryetarja nga opozita parlamentare, Rudina Hajdari tha se këmbëngulja e opozitës parlamentare është për një ndryshim të sistemit zgjedhor dhe se do të ketë një rezultat të takimeve të tanishme deri në fund të majit: Duhen zhvilluar takime dy herë në javë, që i bie rreth 5 takime deri në fund të muajit.

Rudina Hajdari:

Komisioni për Reformën Zgjedhore i jep mundësinë edhe opozitës jashtëparlamentare të japë kontributin, por opozita parlamentare mbështet qëndrimin për një ndryshim sistemi që duhet rënë dakord edhe nga palët kryesore. Çështja sot është që me këtë sistem aktual, kryetarët e partive marrin vendime në kurriz të shqiptarëve. Ata zgjidhen në mënyrë  të drejtpërdrejtë nga partia dhe jo në interes të qytetarëve. Burimi i problemit është ndryshimi i sistemit. Shqiptarët e dinë se ky është povlemi që kemi sot. Kam përshtypjen që kanë filluar palët ta rimendojnë dhe do gjejnë një zgjidhje dhe konsensus për ndryshim të sistemit. Unë nuk vë data, se e shoh që janë ambicioze datat, unë shoh produktin. Të treja palët duhet të jenë të kënaqura për produktin që do të jetë në fund, si mazhoranca si opozita dhe ajo jashtëparlamentare.

Ndërsa Damian Gjiknuri nga PS tha se do të vazhdohet aty ku është lënë dhe nuk do ketë rifillim loje.

‘Brenda majit, reforma zgjedhore do jetëe mbyllur’, deklaroi ai.

Damian Gjiknuri: Trajtuam disa çështje, ajo që po qarkullon është për ndryshimin e sistemit zgjedhor nga opozita parlamentare. U kërkua nga opozita gjithashu të bëhet një raportim i punës së bërë deri tani. Të gjithë ekspertët e palëve po punojnë.

Kemi të bëjmë me vazhdimin e saj ku e lamë, jo me rifillim loje! Ka pasur axhenda dhe detyrime nga opozita parlamentare për të bërë propozime. Ka një axhendë të dakordësuar dhe nuk mund ti rikthehemi lojës nga e para. Deri në fund të majit reforma zgjedhore duhet mbyllur. Ekspertizës  I mbetet të rishikojë elementët.

Nëse ska konsensus nga palët do e votoni deri në fund të qershorit të miratoni draftin?

Nuk mund të përdoret si një armë për të penguar integrimin. Do bëjmë çmos të gjejmë konsensusin dhe të vazhdojmë me pjesën më të madhe, vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore. Qëllimi i këshillit politik është të votojmë në konsensus. Javën tjetër do diskutojmë për ndryshimin e sistemit. Puna do vazhdojë me axhendën e mbetur pezull. 

Dy çështjet që na ndajnë është administrata zgjedhore, që presim propozimin e PD-së dhe çështja e Kolegjit, ndërsa me të tjerët kemi qenë dakord, për teknologjinë, kanë kërkuar video survejancë për të parë rendin, e kemi pranuar, një rol më aktiv të policisë e kemi pranuar, çështja e kuotave gjinore, po diskutohet. Vota e emigrantëve, kanë gjetur një zgjidhje, meqë do zhvillohet në distancë, ia kemi deleguar KQZ këtë të drejtë. Ne do bëjmë çmos që të kemi konsensus për disa parime. Në Komisionet Zgjedhore mund të përfhihen me short, por emërohen nga administrata zgjedhore, jo te partitë. Depolitizimin të administratës. Ka një tendencë nga opozita për të fshirë që është arritur, kishte tendencë politike. Do vazhdojmë me temat e mbetura dhe me propozimin e PD-së për KQZ. Po pati vullnet, mund ta arrijmë marrëveshjen brenda 31 majit.

Zgjedhorja/ Hajdari: Problemi është ndryshimi i sistemit, Gjiknuri: