Politikë

Zgjedhorja/ Rama: Hajdari e firmosi vetë marrëveshjen, ndërsa nga jashtë (opozita) po na vijnë urdhra

Zgjedhorja/ Rama: Hajdari e firmosi vetë marrëveshjen, ndërsa nga

Pas fjalës së Rudina Hajdarit e cila insiston për një sistem zgjehdor me lista të hapur, dhe ku i bëri thirrje Ramës të dalë të tregojë se kjo reform nuk është pjesë e një loje mes tij dhe Bashës, reagoi kryeministri Rama.

Ai i kujtoi Hajdarit se ka qenë në tryezën e reformës me Gjiknurin, Bylykbashin dhe Vasilin dhe ka firmosur marrëveshjen e reformës zgjedhore ku në të shkruhet në fund: Kjo marrëveshje duhet të votohet në Kuvend.

Për thirrjen e Gazmend Bardhit, sekretarit të përgjithshëm të PD-së i cili ka kërkuar që Kuvendi të miratojë sa më shpejt marrëveshen, Rama tha që Opozita jashtë të mos dërgojë Urdhra për Kuvendin.

Rudina Hajdari: Ka ardhur koha që maxhoranca të jetë e qartë për sistemin me listat e hapura, nëse do jenë me 10 % e atyre njerëzve që kanë degraduar Shqipërinë. Si do ecim përpara do jeni pjesë e këtyre 10 % do u shërbeni interesave të ngushta që shqiptarët nuk kanë më besim. Apo do jeni pjesë e atyre shqiptarëve që i duan listat e hapura. Përmes zgjedhjeve me lista të hapura, ne u tregojmë atyre që jo vetmë votim me lista të hapura por për zhvillimin e vendit. Dil na trego kryeministër që kjo nuk është pjesë e një loje dhe se nuk e mbështetin shqiptarët.

Kryeministri Rama: 

Natyrisht që nuk do ishte mbase e udhës që të shpjegoj se kjo qasje e jona nuk lidhet thjesht me faktin që nuk kemi votat pasi për të miratuar kodin zgjedhor dihet që kërkohet shumicë e cilësuar që nuk e kemi.  Por e sjell këtu këtë fakt për të nënvizuar ate që besoj ka qenë e qartë: Jo vetëm në fjalët tona, ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit as aq më pak rrugen e aritmetikës sikundër për fat të keq edhe ju më parë, edhe kolegu juaj dhe zv i fuqishëm i këtij ndryshimi Murrizi na kanë kërcënuar se duam ta bëjmë këtë lojë e Pazar si keni qejf ta quani, të Damianit me Oerdin, dhe timit me Lulin duke blerë vota. Ndërkohë që pa diskutim sot konsensusi nuk është i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje vetëm më dy plavë, në opozitën shqiptare pavarësisht se ju e keni firmosur vetë marrëveshjen që u ngrit pastaj puna, për ata që është sot formalisht në tryezën e komisionit të ligjeve si produkt për tu miratuar. Dhe besoj që ne na takon si forca më e madhe politike por edhe si një forcë që ka përgjegjëisnë të shohë përtej interesave të saj që të përpiqemi deri në fund të krijojmë një konsensus.

Dua tua kujtoj juve se ato tjerët nuk janë këtu, dhe çuditërisht kanë një vetëndjerje të habitshme që dërgojnë dhe ultimatume nga jashtë për cfarë duhet të bëjë Kuvendi. Edhe PS ka të drejtën e saj, kjo nuk mund të jetë edhe të jemi dy pakica e të vini të kërkoni ti bini këmbës për të marrë atë që doni, siç e thotë populli ndërkohë që popullin e kemi ne që e përfaqësojmë. S’është nevoja për provokime nga brenda dhe jashtë. Jashtë u themi që s’keni tagër ti jepni urdhra kuvendit. Pasi i është drejtuar një urdhër kreut të Kuvendit nga sekretari i forcave çlirimtare Bardhi, jemi të zhgënjyer nga fjala e fundit e zonjës Hajdari që e ka firmosur vetë marrëveshjen ku thuhet që Kuvendi duhet ta votojë atë marrëvehsje pa ndryshim dhe pa kushte.