Politikë

Zgjedhorja: Ka rëndësi të ketë tym të bardhë! Opozita hoqi dorë nga qeveria tranzitore

Zgjedhorja: Ka rëndësi të ketë tym të bardhë!

Për mua ka rëndësi të ketë tym të bardhë. Supermaxhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime, punqë është që duhen qëllime të mira!

Këtë deklaroi presidenti Ilit Meta lidhur me reformën zgjedhore që po ndërmjetësohet me ambasadorët, të Amerikës, BE-së dhe Britanisë.

Meta tha se opozita është tërhequr nga qeveria tranzitore dhe se tani duhet gjetur konsensusi mes palëve politike.

Për opozitën bëri apel: Mos paraqisni listë dëshirash por qëndroni qartë tek element bazikë.

Pjesë nga deklarata e Metës pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, që zgjati 90 minuta. 

Nuk kam qënë pjesë e diskutimeve dhe as nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjeë e diskutimeve, dëshiroj konsensus sa më shpejt sepse është detyrim për shqiptarët që duhet të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre do jetë e lirë dhe e barabartë. Është detyrim i padiskutiueshëm ndaj intgrimit europian, data 8 është shumë më e rëndësishme dhe shpresoj se do arrihet patjetër sot a nesër, që KE të shënojë një lajm pozitiz në drejtim etë vendeve anëtare, duket që ka një progres nga ato që janë bërë,çcështja ka mbetur në disa aspekte apo elementë që nuk duhet të rrezikojnë konsesnsusin, në dijeninë time di që opozita nuk ka vene kusht qeverinë tranzitore si kusht pa diskutim, mospasja e një kushti të tillë e bën procesin të mundur. Nuk do të thotë se problem e i zgjedhjeve ka mbaruar me këtë reformë, se duhet parë në zbatim.

Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Gjithçka për konsensus, të mos bien pre e provokimit për tu larguar nga tryeza e reformës. Mos paraqisni listë dëshirash por qëndroni qartë tek element bazikë. Duhet të kuptojmë se qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE pas propozimit francez e rrezikon jo vetëm perspeltivën e shpejtë të nëgociatave. Asgjë nuk është tani granted e sigurt, nëse vendi bën hapa prapa humbet shumë nga këto mundësira. Kështu që apeloj të gjithë të mos humbasim por të fitojmë që të anëtarësohemi sa më shpejt.

Mesazhi im është jepuni shqitparëve të drejtën që u takon, të kenë besim tek zgjedhjet, mos intimidoni më as me arrogancë as me hezitime, të gjithë të tregojnë besim tek demokracia dhe zgjedhjet e lira. Kam pasur vetëm një telefonatë me zotin Basha. Mesazhi im ka qenë që opozita t’ju japë besim qytetarëve shqiptarë.