Politikë

Zyra e kryeministrit është si muze që huton vizitorët e huaj. Pas Rutte-s, edhe shoqëruesit e ministrit Austriak duken të habitur

Zyra e kryeministrit është si muze që huton vizitorët e

I denjë për të mbajtur Kreun e Qeverisë dhe mirëpritur vizitat që zyrtari zhvillon me përfaqësues të vendeve të ndryshmë duket ndërtesa e Kryeministrisë në kryeqytet, pasi ajo nuk rresht së mahnituri vizitorët e huaj që vënë këmbë në të, sidomos në ambientet e brendshme.

E shndërruar si në një muze nga një qeveritar me profesion artist, institucioni, më konkretisht zyra e Kryeministrit Edi Rama ka mahnitur para disa ditësh homologun e Holandës Mark Rutte, por nuk është ndalur me kaq.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Edhe këtë të premte, salla ku është pritur në takim ministri për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michel Linhart,duket se u ka pëlqyer tej mase shpqëruesve të tij.

Këta të fundit nuk mund t’iua ndajnë sytë dekorimeve dhe mënyrën si ato qëndrojnë në harmoni të plotë me ambientin përreth.

Ditën e sotme, Kryeministri Rama dhe Ministri Linhart diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, siç njoftoi edhe Kryeministria.

“Kryeministri Edi Rama me ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohje Austrisë, mbështetëses së palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”, tha kryeministria.

Tiranapost.al