Politikë

Zyrtari i PE-së për arrestimet e ish-ministrave: Autoritetet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit. Të hapen negociatat

Zyrtari i PE-së për arrestimet e ish-ministrave: Autoritetet në

Kryetari i Komisionit të jashtëm të PE, David Mc Allister, në një konferencë për mediat në Tiranë është pyetur në lidhje me arrestimet e ministrave, “nëse i sheh si një sukses të reformës në drejtësi apo tregon se korrupsioni është i lidhur me qeverinë”.

Mc Allister u përgjigj: Kjo tregon që autoritetet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe këto kanë qenë zhvillime spektakolare dhe na tregon që policia, prokurorët janë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit. Ne i angazhojmë që të vazhdojnë në këtë fortë, ky ka qenë edhe mesazhi për Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Drejtësisë.

Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave.