Politikë

Zyrtarizohet koalicioni “Aleanca për Ndryshim”! Ja partitë që do të garojnë me siglën e PD

Zyrtarizohet koalicioni “Aleanca për Ndryshim”! Ja partitë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë depozituar tashmë zyrtarisht koalicionin e tyre nën siglën “Aleanca për Ndryshim” për të garuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas dokumentit të depozituar në KQZ, aleatët autorizojnë Lulzim Bashën për të formuar listat me kandidatë të përbashkët.

Në këtë koalicion bëjnë pjesë partitë e mëposhtme:

PD, kryetar Luzim Basha (Udhëheqëse e koalicionit)

PAA, kryetar Agron Duka

LZHK, kryetar Dashamir Shehi

FRD, kryetar Sali Shehu (Partia e themeluar nga Bamir Topi)

PBDNJ, kryetar Vangjel Dule

PR, kryetar Fatmir Mediu

Balli Kombëtar, kryetar Artur Roshi (Pjesë e opozitës parlamentare)

PDK, kryetar Nard Ndoka

PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi

Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova

Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri

Mendimi Djathtë Liberal, Mustafa Lici

Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami

Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia

Ndërkohë është konfirmuar se PD dhe LSI do të kandidojnë me lista të përbashkëta në qarkun e Kukësit dhe të Dibrës, ndërkohë që në qarqet e tjera LSI do të garojë e vetme.

Tiranapost.al