Showbiz

Postimi i Dalina Buzit, brenda të cilit i gjen të gjitha

Postimi i Dalina Buzit, brenda të cilit i gjen të gjitha

Një foto “mirëmëngjesi” nga Dalina Buzi pa grim u shoqërua nga një status me dy pjesë, ku vështirë të dallosh më provokuesen e më interesanten.

Në fillim shkruan: “Dukem sikur di diçka, por nuk e them dot”. Ndoshta e ka vërtet ndonjë informacion, ndonjë lajm ekskluziv të cilin nuk mund ta zbulojë.

Pastaj vazhdon: “Kjo foto ka kaluar me sukses kontrollin e FaceTune, se të drejtat ligjore për të më parë siç jam në mëngjes, i ka vetëm bashkëshorti im, i cili, çuditërisht vazhdon të jetë i martuar me mua”.

Dhe pak për sinqeritetin, pak për provokimin, pak për humorin e pak për autoironinë, shumë e kanë pëlqyer postimin e saj.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije