Aktualitet

Presidenti Meta 'pushton' mediat greke, por me kujdes

Lajmi në pothuajse të gjitha portalet greke, është postuar me një kujdes duke kursyer sulmet e drejtpërdrejta për Presidentin Meta. Ky i fundit gjithmonë ka folur me tone të ulëta gjatë krizave mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Gazetat shqiptare kanë sot të gjitha në faqet e para të gazetave, Presidentin Meta dhe kushtëzimin për negociatat me Greqinë. E mirë këto, por edhe mediat greke janë mbushur me këtë lajm.

Ato i quajnë 'pengesa' kushtet e Presidentit për negociatat për detin.

Proto Thema shkruan: Presidenti shqiptar vë pengesa në negociimin mes Greqisë dhe Shqipërisë për marrëveshjen e përcaktimit të vijës detare mes dy vendeve.

To Pondiki: Presidenti shqiptar iu vë flakën marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Athens Voice.gr shkruan: Bisedimet për kufirin detar me Greqinë i vendos Presidenti shqiptar.

Në fakt pritej diçka e tillë, jo më kot edhe gazetarët dje në konferencë e pyesnin vazhdimisht Presidentin se si do duket Shqipëria para Greqisë pas publikimit të kësaj letre. Dhe Presidenti nuk ishte shumë krenar që e kishte publikuar, sepse e tha mbi 6 herë që s'dontë ta bënte këtë gjë. Por lajmi në pothuajse të gjitha portalet greke, është postuar me një kujdes duke kursyer sulmet e drejtpërdrejta për Presidentin Meta. Ky i fundit gjithmonë ka folur me tone të ulëta gjatë krizave mes Greqisë dhe Shqipërisë./ Copyright Tiranapost.al