Aktualitet

Prokurori i Përgjithshëm ankohet për statuset në Twitter të Trump: S'po më lë të bëj punën

Prokurori i Përgjithshëm ankohet për statuset në Twitter

Statuset e shumta në Twitter të presidentit amerikan Donald Trump, i prishin punë prokurorit të Përgjithshëm William Barr, i cili thotë se Trump ia ka bërë të pamundur të bëjë detyrën e tij. Kritika e tij ndaj presidentit lidhet me kontrollin dhe hetimin nga Departamenti i Drejtësisë për një çështje që përfshin Roger Stone, ish-këshilltarin e dënuar të presidentit.

Donald Trump and William Barr give a press conference in December

Prokurori i Përgjithshëm akuzohet nga demokratët se ai nuk po bën detyrën për shkak të presionit presidencial dhe kjo është hera e parë që prokurori Barr shfaq publikisht qëndrimin e tij, që sipas mediave amerikane tregon kundërshtim me qëndrimet e Trump.

‘Mendoj se është koha ti japim fund statuseve dhe komenteve që lidhen me çështjen penale të departamentit të Drejtësisë. Nuk mund të bëj dot punën time kur ka një mori statusesh në rrjete sociale për çështjen’ , citohet të ketë thënë ai.

https://twitter.com/ABCPolitics/status/1228090616602648579

Senatori Republikan Mitch McConnell tha se presidenti duhet të dëgjojë këshillat e prokurorit të Përgjithshëm dhe ta lërë të bëjë punën e tij. Roger Stone u dënua në nëntor për pengimin e një hetimi nga Komiteti i Inteligjencës për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Prokurorët federalë fillimisht rekomanduan që Stone të përballet me shtatë deri në nëntë vjet burg për akuzat e përpjekjes për të penguar hetimin, por më pas u tërhoqën dhe Barr u akuzua se kishte ndikuar tek prokurorët.

Trump shprehu me shpejtësi kundërshtimin e tij, duke postuar një status në Twitter ku shkruante: Kjo është një situatë e tmerrshme dhe shumë e padrejtë.

Sipas një dokumentari në Netflix, Roger Stone është njeriu që bindi Trump të garonte për president. / Tiranapost.al. 

Roger Stone