Aktualitet

Pse NATO zgjodhi Kuçovën? Flet ish komandanti i bazës ajrore

Pse NATO zgjodhi Kuçovën? Flet ish komandanti i bazës ajrore

Flamur Hoxha, ish komandanti i Bazës ajrore në Kuçove ka treguar për Report Tv se lajmi se NATO do investojë aty, në fazën e parë me 50 milion euro është lajm jashtëzakoninsht i mirë.

Çfarë avionësh ruhen aty? E pyet gazetarja e ndërsa Hoxha thotë: Kam mbaruar akademinë në vitin 1981,  baza në Kuçovë ka qenë baza kryesore e forcave Ajrore në Shqipëri. Ka hapësirë 311 hektarë, përfshin pjesën dhe të gjitha asetet e bazës. Për 5 minuta një çift avionësh MIG 19 ngrihej në ajër, ka qenë në funksion të plotë. Ndër të tjera  Hoxha shton se baza do jetë e përbashkët për NATO-n edhe për Shqipërinë.

Pse NATO zgjodhi bazën e Kuçovës? Hoxha përgjigjet:  Mbase NATO ka parë pozicionin dhe gjeologjinë, hapësirat që ka, pozicionin gjeografik që ndodhet në qendër të Shqipërisë. Mund të shërbejë si qendër për funksionimin e gjithë forcave ajrore shqiptare. / Zbardhur nga intervista me gazetaren e Report Tv/ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Image result for baza ajrore e kucoves

Foto nga brenda bazës ajrore të Kuçovës. 

http://www.tiranapost.al/kucova-baza-e-pare-ajrore-e-nato-s-ne-ballkanin-perendimor-reagon-edhe-ministrja-xhacka/

http://www.tiranapost.al/cfare-perfiton-shqiperia-nga-baza-e-nato-s-ne-kucove/