Aktualitet

Pse u pushua çështja ndaj Bashës? Vendimi: Nick Muzin thotë se ka marrë nga PD 500 mijë $, por s'ka prova

Pse u pushua çështja ndaj Bashës? Vendimi: Nick Muzin

Janë 41 faqe vendim nga Gjykata e Tiranës, që pushoi çështjen ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ish sekretarin e përgjithshëm të PD-së Arben Ristani dhe financierit Dervish të cilët u akuzuan për falsifikim formularësh për çështjen e lobimit rus me 650 mijë dollarë, që shkaktoi edhe reagime të ashpra nga socialistët.

Në vendimin e Gjykatës, thuhet se Partia Demokratike nuk ka pasur kontratë lobimi me kompaninë Biniada Trade, përmes Nick Muzin.

Gjykata vijon më tej me argumentet se kontrata e Nick Muzin me Biniada Trade nuk ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.

Image result for nick muzin

Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës.

Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes.

Kujtojmë se PS ka kërkuar që të merret dëshmia e Nick Muzin. Klikoni linqet si më poshtë/ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/pushohet-ceshtja-e-lobimit-rus-te-pd-se-reagimi-nga-ps-seshte-ceshtje-vetem-e-drejtesise-shqiptare-dy-vite-hetime-mbyllen-turpshem-per-dy-ore/

http://www.tiranapost.al/lobimi-rus-i-pd-se-gjykata-pushon-ceshtjen-ristani-ishte-e-montuar-politikisht-por-cfare-ndodh-nese-deshmon-nick-muzin/