SPORT

PSG-ja i kërkon Barcelonës dy lojtarë dhe 50 milionë euro për Neymarin

PSG-ja i kërkon Barcelonës dy lojtarë dhe 50 milionë euro

Paris Saint-Germain duke se është i gatshëm që ta shesë Neymarin në këtë afat kalimtar te Barcelona edhe pse në ditët e kaluar ngurronte të bënte biznes me katalunasit.

Sulmuesi brazilian kaloi te kampioni i Ligue 1 në verën e vitit 2017 për shumën rekorde 222 milionë euro nga Blaugranasit, por tani projektohet rikthimi i tij në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton Goal.com, skuadra franceze është e gatshme ta lejojë rikthimin e 27-vjeçarit në La Liga, mirëpo ka kërkuar dy lojtarë dhe para për ta arritur marrëveshjen.

E përditshmja angleze raporton më tej se PSG-ja po kërkon Philippe Coutinhon, Nelson Semedon dhe 50 milionë euro për ta lënë të lirë Neymarin.

Coutinhon nuk ka arritur ta gjejë veten në Spanjë, andaj kampioni i La Liga-së po mendon shitjen e tij në këtë afat.

Nga ana tjetër, Semedo ka konkurrencë të ashpër nga Sergio Roberto, dhe kjo mund të bëjë që ai ta pranojë largimin.

Skuadra nga qyteti i Parisit thuhet se kërkon dy lojtarët dhe 50 milionë euro për ta lënë Neymarin të rikthehet në Camp Nou, por që ende nuk ka ndonjë veprim nga Barca. /XH.K