Aktualitet

Publikohen pamjet si u shpëtua nga banorët turisti zviceran që ra në humnerë

Publikohen pamjet si u shpëtua nga banorët turisti zviceran që ra

Një turist zviceran përfundoi në një humnerë mbi lumin Kir, u arrit të shpëtohej nga banorët e zonës. Sipas njoftimit të policisë, 64-vjeçari zviceran humbi kontrollin e motoçikletës së tij në aksin Shkodër-Bregu i Lumit dhe si pasojë ra në humnerë për rreth 120 metra mbi lumin.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme dhe policia ishte njoftuar përmes një telefonate në numrin 112 nga një dëshmitar që e kishte parë momentin. Në ndihmë të turistit erdhën forcat e rendit por edhe shumë banorë të zonës, që bënë të mundur nxjerrjen e tij nga humnera, moment i cili është filmuar.

Zvicerani ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin mjekësor në Spitalin e Shkodrës./ Tiranapost.al