Aktualitet

Putin: Sa të jem unë president s’do ketë martesa gay, por familje me mami dhe babi

Putin: Sa të jem unë president s’do ketë martesa gay, por

Rusia nuk do të legalizojë martesën e të njëjtin seks për sa kohë që presidenti Putin do të jetë në detyrë. Në një konferencë ditën e djeshme, presidenti Putin tha: Për sa kohë unë jam president, martesa me të njëjtën gjini nuk do të ndodhë dhe për këtë nuk do ketë as ndryshime Kushtetuese. Ai thotë që në shtetin që drejton, do të ketë një familje ku të jetë mami dhe babi.

Promovimi publik i homoseksualizmit është një krim në Rusi sipas legjislacionit federal të nënshkruar nga Putin që në vitin 2013. Presidenti 67 vjeç, ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për dy dekada me radhë, me mandatin e tij aktual që përfundon në vitin 2024.

Disa nga ndryshimet e fundit që janë në shqyrtim mund t'i lejojnë Putinit të ruajë autoritetin pasi të përfundojë mandatin e tij, si kryeministër me pushtet të zgjeruar, një senator i përjetshëm ose kreu i Këshillit Këshillëdhënës të Shtetit./ Sky News/ Tiranapost.al.