Nën lupën e Stela Sallakut

Pyet Stelën

Pyet Stelën

Në një nga artikujt e muajit tetor në revistën Glamour, një nga kombinimet që sugjerohej për dimrin 2019 ishte vishnje me lejlanë e errët. Dy ngjyra që janë afër njëra-tjetrës në rrethin e ngjyrave, të cilat kanë një nuancë të përbashkët, të kuqen. Nuk është e thënë që nëse s'kemi diçka lejla, t`i lëmë pa veshur pantallonat vishnje. Por po të përdorim të njëjtin parim, pra ta kombinojmë me një ngjyrë të ngjashme, mund të përftojmë të njëjtin efekt.

[caption id="attachment_318921" align="aligncenter" width="964"] (Foto nga Instastory)[/caption]

Sugjerimi im është që vishnjen (burgundy), të mos e kombinosh me të zezën ose të bardhën sepse do humbasë tërësisht si ngjyrë. Vendos vëthë me yje, ose një varëse që të ketë detaje nga hapësira (hënë, yje, planetë), si një nga tendencat e reja. Mos e vish me gjysmë çizme të zeza me bazament, në vend të tyre zgjidh atletet.

[caption id="attachment_318919" align="aligncenter" width="1216"] (Foto nga Instastory)[/caption]

[caption id="attachment_318918" align="aligncenter" width="1129"] (Foto nga Instastory)[/caption]

Sa herë që dua të blej një veshje të re e filloj me patallonat. Mendoj se nëse ke mjaftueshëm në gardërobë, mund të bësh kombinimet më të bukura. Meqë jemi tek trendi i kuadrateve (buffalo, pied-de-poule, gingham etj.), mund të zgjedhësh një nga printet e preferuara. Duhet të gjesh kombinimet e ngjyrave, që kombinohen me gardërobën tënde aktuale. Nëse ke shumë ngjyra, zgjidh një palë bardhezi me kuadrate të masave të ndryshme.

[caption id="attachment_318920" align="aligncenter" width="1009"] (Foto nga Instastory)[/caption]

Ka dhe një "por" tjetër kur shkon të blesh dizajne me kuadrate. Duhet të njohësh mirë formën dhe përmasën e trupit tënd. Nëse je mbi large, mos bli pantallona laps me kuadrate të mëdha sepse do të të tregojnë më të shkurtër dhe të shëndetshme.

[caption id="attachment_318937" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Qëndro tek nuancat neutrale (gri, e zezë, e bardhë ose bezhë), të cilat mund t'i kombinosh më me lehtësi se sa të kuqen, të verdhën apo portokallinë.

[caption id="attachment_318934" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

"Kuadrat mbi kuadrat", përveçse është një nga kombinimet më chic, është dhe shumë i thjeshtë të alternohet me ngjyrat e tjera. Mund ta veshësh poshtë me golf të zi (për përditshmërinë), me triko të kuqe ose të verdhë për mbrëmje. Shtoji dhe një palë vëthë "statement" nëse del për një gotë verë në darkë me miqtë.

[caption id="attachment_318949" align="aligncenter" width="480"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_318936" align="aligncenter" width="492"] (Foto nga Pinterest)[/caption]