Aktualitet

Që të keni 24 orë ujë në ditë, ja sa duhet të paguani

Kreu i Entit Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani ka treguar arsyet përse u mor vendimi për tarifën e re të ujit në kryeqytet. Përmes një analize për të përditshmen "Panorama", Shani tregon se për të pasur ujë 24 orë në ditë një familje duhet të paguajë një faturë uji prej 3,500 lekësh në muaj.

“ERRU ka si referencë përballueshmërie të pagesës së faturës së ujit vlerën prej 5% të të ardhurave mesatare të një familje në Shqipëri, që llogaritet rreth 70,000 lekë/familje, që nënkupton një faturë të ujit e përballueshme deri 3,500 lekë/muaj/familje”, theksoi Shani.

Nga llogaritja që kanë bërë ekspertët e ERRU, është arritur në përfundimin se arritja e objektivit për të furnizuar me ujë 24 orë në ditë, nënkupton për një pjesë të madhe të popullsisë dhe uljen e kostove shtesë që konsumatorët duhet të paguajnë nga përdorimi i pompave individuale për të mbushur depot familjare të tyre. /Tiranapost.al