Aktualitet

Qeni i ekspertëve të huaj po mbahet nga elektriçisti në Durrës: I trajnuar për të shpëtuar jetë, ja ç'bëri kur u rrëzua gruaja ime

Qeni i ekspertëve të huaj po mbahet nga elektriçisti në

Ilir Ibrahimi është qytetari i Durrësit me profesionin elektriçist i cili ka qenin e trajnuar të ekipit të shpëtimit të huaj që erdhën për të ndihmuar personat nën rrënojat pas tërmetit, por e kanë harruar këtu. Qeni sipas tij është i trajnuar për të shpëtuar jetë. Ai thotë se ka dhe pllakën e mbivendosur në qafore ku shkruan Police, dhe ka treguar një situatë me gruan e tij të sëmurë.

''Kam gjetur qenin e ekspertëve të huaj që erdhën për inspektim. Kam shkuar në drejtorinë e Policisë bashkë me qenin, madje lash edhe numrin e telefonit atje. Më pas më telefonuan dhe më thanë; na prit në plazh. Pasi shkova aty bashkë me qenin, askush nuk erdhi. Kam gruan të sëmurë me tension. Dje u rrëzua në oborr. Qeni ka shkuar dhe e ka kapur tek rrobat e trupit dhe e ka kthyer përmbys dhe më pas e ka fërkuar. Qeni të shkojë atje ku e ka vendin, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë.”

Sigurisht, vëmendja tani është tek ndihmat për njerëzit në nevojë të prekur nga tërmeti që u ka dëmtuar shtëpitë. Shpresojmë që qeni i trajnuar për të shpëtuar jetë të bashkohet shpejt me ekipin e tij./ Tiranapost.al. 

Qeni I Humbur