Aktualitet

LDK merr një ofertën të re nga Vetëvendosja

LDK merr një ofertën të re nga Vetëvendosja

Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmon se ka marrë një ofertë të re nga Vetëvendosja për koalicionin e ri të qeverisë.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, tha zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Sipas mediave vendase, Albin Kurti i ka propozuar Isa Mustafës shtimin e numrit të ministrive, lajm i cili ende nuk është konfirmuar./ Tiranapost.al