Aktualitet

Qyteti ku ndodhën më shumë dhe më pak aksidente në 2019-n

Qyteti ku ndodhën më shumë dhe më pak aksidente në

Pavarësisht se aksidentet rrugore të vitit 2019 u ulën me 12.8% të vitit më parë, numri i viktimave ishte 14 persona më shumë. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në vitin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 227 persona nga 213 persona në vitin 2018.

Në vitin 2019, aksidentet rrugore në 14,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore është Tirana, me 735 në vitin 2018 dhe 642 në vitin 2019.

Kurse qyteti me numrin më të ulët të aksidenteve është Dibra, me 16 aksidente në vitin 2018 dhe 16 në vitin 2019.

Sipas të dhënave të INSTAT, në bazë të muajve dhjetor nga viti 2015 deri në vitin 2019, dhjetori i vitit 2017 ka qenë me numrin më të lartë, 220 aksidente, kurse viti me numrin më të ulët ishte viti 2019 me 140./ Tiranapost.al