Qyteti

1 Qershori do të festohet! Kryebashkiaku Veliaj zbulon një nga detajet

1 Qershori do të festohet! Kryebashkiaku Veliaj zbulon një nga detajet

Nga muaji mars të gjitha festat i kemi kaluar të mbyllur në shtëpi. Por një nga datat më të rëndësishme për të vegjlit dhe prindërit, 1 Qershori, do të jetë një festë e vërtetë.

Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, që dha lajmin, ndërsa zbuloi se atë ditë do të hapet edhe Parku Rinia.

“Për të gjithë fëmijët e Tiranës kemi një dhuratë për 1 Qershor: do të hapim Parkun Rinia. Besoj se do të jetë 1 Qershori i paharrueshëm për çunat edhe gocat e Tiranës”, tha Veliaj gjatë inspektimit të rikonstruksionit të shkollës “1 Qershori”.