Qyteti

1 Qershori zbulon transformimin e Parkut Rinia!

1 Qershori zbulon transformimin e Parkut Rinia!

Në vitet ‘90-2000 zaptohej nga lokale, bare, dhe disko, një kaos që iu dha fund me shembjen masive të kioskave, ku fillimisht u kthye në hapësirë çlodhëse.

Parku ka kaluar jo pak histori, por tani në 2020-n ai ka ndryshuar rrënjësisht dhe i dedikohet fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë atyre që janë dashamirësit e parqeve.

Hapja u bë pikërisht ditën e 1 Qershorit dhe inauguruesit e parë ishin vetë fëmijët. Si është transformuar parku?

1 Qershori zbulon transformimin e Parkut Rinia!

Ndërsa nuk do të mund ta kujtoni si ishte para se të niste puna për ndryshimin, krahas hapësirave të gjelbra, trotuareve moderne, ka kënde lojërash për më të vegjlit, hapësirë të veçantë që është kushtuar edhe moshës së tretë, si ka edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka shërben jo vetëm si një mur akustik, por nxit  edhe aktivitete fizike për fëmijët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

“Duke qenë se ka trafik janë rrethuar nga duna të vogla për të ruajtur akustikën. Edhe tani që flasim nuk dëgjohet asnjë zhurmë sepse akustika është e mrekullueshme, nuk ndihet që je në mes të një zonë urbane. Për ata që kanë kafshë shtëpiake, ka një hapësirë të veçantë me lodra edhe për to. Ju kërkojmë vetëm që ta mbajmë pastër”, sqaroi kryebashkiaku Erion Veliaj.

1 Qershori zbulon transformimin e Parkut Rinia!

Një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe moshës së tretë, ku janë vendosur stola, por edhe tavolina shahu.

“Në shumë prej parqeve, edhe te Liqeni, edhe te 1 Maji, apo në disa zona të tjera, kemi vendosur tavolina për shah dhe domino. Më vjen mirë që gjyshërve u kemi rezervuar një hapësirë të veçantë edhe këtu. Nëse duan të miksohen me fëmijët, kemi edhe disa shkallë te amfiteatri, ku mund të ulen dhe të shijojnë nipat dhe mbesat. Por nëse duan të luajnë vetë, kemi një hapësirë edhe për ta”, tha Veliaj.

1 Qershori zbulon transformimin e Parkut Rinia!

Ndërsa një basen ujor rrethon “Monumentin e Pavarësisë”, i cili në jo pak raste është vandalizuar. Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunim të qytetarëve:

1 Qershori zbulon transformimin e Parkut Rinia!

“Jam i sigurt se siç do të flasë “Parku Rinia” në 1 Qershor, do të flasë edhe Teatri kur të mbarojë puna pas 1-2 vitesh. Siç flet Amfiteatri te Liqeni sot, ku shitet çdo biletë, ashtu do të flasë edhe Piramida. Ftesa për qytetarët është: Jetoni, por edhe lërini të tjerët të jetojnë. Mos të merremi me llafe, mos të merremi me stërkëmbësha, me thika pas shpine, mos t'i vëmë gjoba njëri-tjetrit, mos t'i themi njëri-tjetrit: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

1 Qershori zbulon transformimin e Parkut Rinia!

Nëse nuk e keni vizituar ende, shikoni videon dhe komentet e atyre që e kanë vizituar: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dëgjo pak se ç'thonë ata që e kanë vizituar sot.? Eja pasdite së bashku me fëmijët, ju siguroj se do të kënaqen pa fund!??

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on