15 foto të shkëputura nga koncerti i Dua Lipës mbrëmë

E Martë 29 Nëntor 2022, 13:34
TiranaPost
Dua Lipa performoi mbrëmë në Tiranë, ku mbajti koncertin përmbyllës të turit të saj në të gjithë botën “Future Nostalgia”. Shqiptarët, shumë të ardhur edhe nga Kosova dhe trevat shqipfolëse enkas për koncertin e saj në Tiranë, shijuan performancën e artistes më të njohur shqiptare në mbarë botën, koncert që përkoi edhe me Festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: “Urime 110-vjetorin e Pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut. Këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.
Koncerti i Dua Lipas ishte falas për të gjithë qytetarët.