Qyteti

Veliaj: Rindërtimi i Sami Frashërit, emocioni më i madh që kam përjetuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës

Veliaj: Rindërtimi i Sami Frashërit, emocioni më i madh që

Sot shënohen 60 vjet nga hapja e një prej shkollave ikonike të Tiranës, gjimnazit “Sami Frashëri”. Në këtë jubile të veçantë që përkon edhe me ringritjen nga e para të kësaj shkolle, ashtu sikurse janë rindërtuar edhe 40 shkolla të tjera në dy vite pas tërmetit në Tiranë, janë programuar një sërë aktivitetesh.

Veliaj: Rindërtimi i Sami Frashërit, emocioni më i madh që

“Emocion më të fortë, më të bukur dhe më të madh se rindërtimi i ‘Sami Frashërit’ s’e kisha përjetuar kurrë. Faleminderit që ma dhatë këtë privilegj për shkollën tonë, e shpresoj që jo vetëm kjo ditëlindje e 60-të, por edhe e 160-ta e më tej, të jenë kujtime të bukura të një shkolle që, ndoshta ka lënë më shumë gjurmë në të gjithë historinë e Shqipërisë se çdo shkollë tjetër në Republikë”, tha Veliaj.

Veliaj: Rindërtimi i Sami Frashërit, emocioni më i madh që

Gjatë kremtimeve për këtë jubile emra të njohur mes të cilëve edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Bujqësisë, Frida Krifca, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ajo e Finacave, Delina Ibrahimaj kanë nënshkruar emrin e tyre në shkollën që i ka përgatitur.