Qyteti

65 vjetori i UT, Veliaj: Viti si Qyteti Europian i Sportit, mundësi për promovimin e Universitetit të Tiranës

65 vjetori i UT, Veliaj: Viti si Qyteti Europian i Sportit, mundësi

65-vjetori i Universitetit të Tiranës është konceptuar në një garë sportive mes ekipeve të volejbollit, por dhe basketbollit të 6 fakulteteve. Kupa Sportive 65 Vjet UT ka startuar ditën e sotme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Tiranë, ku të pranishëm ishin dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Kryebashkiaku Veliaj i cili u ka uruar studentëve, por dhe pedagogëve e dekanëve përvjetorin e 65-të të Universitetit, tha se ende sot pas 30 vitesh që lulëzojnë edhe universitetet private, Universiteti i Tiranës vijon të mbajë stafetën si më i miri në Shqipëri.

65 vjetori i UT, Veliaj: Viti si Qyteti Europian i Sportit, mundësi

“Thoshte Michael Jordan: “një lojtar i mirë mund të fitojë një ndeshje, por duhet një skuadër e mirë për të fituar të gjithë kampionatin”. Kjo vlen jo vetëm për sportin. E njëjta gjë ndodh edhe për universitetin. Është një skuadër. Profesor Tani dhe gjithë universiteti janë skuadra e UT. Sado që ka 30 vite që lejohen universitetet private, në të gjithë vendet të pyesin: - Te privati, apo në shtet?” - duke i dhënë rëndësi universitetit publik. Dhe ti thua, “në shtet patjetër!” Pastaj është pyetja e dytë: - “Te Universiteti i Tiranës, apo ndonjë tjetër?” Përgjigja e duhur është, Universiteti i Tiranës! Edhe qyteti ynë është i ri, vetëm 102 vite kryeqytet. Edhe universiteti është i ri, 65 vjet nuk janë asgjë. Na duhet të planifikojmë sot si do jetë Tirana nesër. Ashtu siç po krijojmë një skuadër në sport, duhet të krijojmë një skuadër për të promovuar sa më shumë universitetin, sa më shumë dijen,” u shpreh Veliaj.

65 vjetori i UT, Veliaj: Viti si Qyteti Europian i Sportit, mundësi

Për këtë të fundit kreu i Bashkisë tha se mundësia më e mirë është titulli i Tiranës që vitin e ardhshëm do jetë Qyteti Europian i Sportit.

65 vjetori i UT, Veliaj: Viti si Qyteti Europian i Sportit, mundësi

“Këtë vit, Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë. Duke filluar nga java tjetër, ne do fillojmë të kalojmë stafetën tek qyteti i radhës dhe lajmi i mirë është që nuk do ndalojnë këtu aktivitetet, sepse vitin tjetër Tirana do jetë Qyteti Europian i Sportit, kështu që duam që UT-ja të jetë epiqendra e të gjithë aktiviteteve sportive. Të jetë vendi ku organizojmë kampionate, të jetë vendi ku organizojmë gara të ndryshme e ta përdorim vitin kur jemi Qyteti Europian i Sportit edhe si një marketing i jashtëzakonshëm për UT-në, për t’iu treguar të gjithëve që është universiteti, jo vetëm më i madh, jo vetëm më i vjetër, por edhe më i mirë në Republikën e Shqipërisë, universiteti ynë, Universiteti i Tiranës. Gëzuar të gjithëve! Ju uroj shumë sukses! Fitoftë më i miri, por mbi të gjitha u lartësoftë emri, dija dhe suksesi i Universitetit të Tiranës! Edhe 165 të tjera,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

65 vjetori i UT, Veliaj: Viti si Qyteti Europian i Sportit, mundësi