Qyteti

A u helmuan qentë te Liqeni? AMK dhe APR: I jemi drejtuar policisë për të hetuar situatën

A u helmuan qentë te Liqeni? AMK dhe APR: I jemi drejtuar policisë

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, si dy institucionet që merren me administrimin e qenve endacakë dhe parqeve publike, kanë reaguar për ngjarjen e ndodhur dje në Parkun e Liqenit ku janë gjetur disa katërputroshëve të raportuar si të helmuar.

A u helmuan qentë te Liqeni? AMK dhe APR: I jemi drejtuar policisë

“Lidhur me ngjarjen e djeshme, ne si AMK dhe APR kemi ndjekur rrugën ligjore, duke ju drejtuar organeve kompetente për të hetuar rastin. Nxisim jo vetëm institucionet publike për të gjetur përgjegjësit apo shkaqet e kësaj situate, por gjithashtu inkurajojmë dhe kafshëdashësit që të jenë mirëkuptues deri në zbardhjen e ngjarjes. Prej një viti, për t’ju ardhur në ndihmë vullnetarëve, por duke siguruar njëkohësisht edhe shëndetin publik të qytetarëve, veterinerët aplikojnë direkt në terren vaksinimin. Ne inkurajojmë edhe adoptimin e qenve nga qendra veterinare, ku shumë prej vullnetarëve, por jo vetëm, kanë mirëpritur dhe marrë në shtëpi qenushë të braktisur”, thuhet në njoftim.