Qyteti

Akuzat e PD për familjet e Njësisë 4, reagon Bashkia Tiranë: Gënjeshtrat alternativa e vetme që Lulzim Basha mund t’i ofrojë Tiranës

Akuzat e PD për familjet e Njësisë 4, reagon Bashkia Tiranë:

Pas denoncimit të zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila thotë se shume? familje ne? Nje?sine? nume?r 4 ne? Tirane?, te? de?mtuar qe? ne? te?rmetin e 21 shtatorit, jane? le?ne? ne? harrese? nga shteti, ka reaguar Bashkia Tiranë.

Përmes një deklarate Bashkia tregon me fakte se familja e Shpëtim dhe Valbona Ramës është ndihmuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, si në rastin e tërmetit të 21 shtatorit, ashtu edhe të 26 nëntorit 2019. Pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit, familja Rama ka përfituar një dëmshpërblim prej 296 mijë lekësh, të cilat janë tërhequr pranë Postës Shqiptare nga  vetë kryefamiljari Shpëtim Rama, i cili ka hedhur edhe firmë.

Po ashtu Bashkia deklaron se kjo familje është përfituese e dëmshpërblimit edhe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

DEKLARATË E BASHKISË SË TIRANËS

Lulzim Basha nuk i ndal mashtrimet publike ndaj qytetarëve të Tiranës dhe në mënyrën më të shëmtuar vijon ta përdorë fatkeqësinë e tërmeteve, që tronditën çdo shqiptar, për të bërë fushatë. I bindur se gënjeshtra dhe shpifja janë alternativa e vetme që mund t’i ofrojë Tiranës, Lulzim Basha nxorri sërish sot spikeren e tij për të rrëmuar në fatkeqësinë e familjes së Shpëtim dhe Valbona Ramës në Njësinë 4.

Akuzat e PD për familjet e Njësisë 4, reagon Bashkia Tiranë:

Por, gënjeshtrat e ulëta të spikeres së Bashës, të cilën duket se e kanë kapur ethet e listave, hidhen lehtësisht poshtë:

Familja e Shpëtim dhe Valbona Ramës është ndihmuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, si në rastin e tërmetit të 21 shtatorit, ashtu edhe të 26 nëntorit 2019. Pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit, familja Rama ka përfituar një dëmshpërblim prej 296 mijë lekësh, të cilat janë tërhequr pranë Postës Shqiptare nga z. Shpëtim Rama me firmën e tij.

Akuzat e PD për familjet e Njësisë 4, reagon Bashkia Tiranë:

Mandej, kjo familje është përfituese e dëmshpërblimit edhe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Më 30 nëntor 2019, katër ditë pas tërmetit, Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar shtëpinë me nivel dëmi DS2, duke e kaluar në listën e familjeve që përfitojnë dëmshpërblim për riparimin e dëmeve. Akt konstatimi shpjegon se dëmet e konstatuara janë “çarje e hollë e suvasë mbi kornizë dhe në muret bazë, nuk ka dëme në strukturë”.

Akuzat e PD për familjet e Njësisë 4, reagon Bashkia Tiranë:

Në zbatim të akt konstatimit të Institutit të Ndërtimit, Bashkia e Tiranës ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për dëmshpërblimin e familjes në fjalë. Me vendim të Këshillit Bashkiak nr. 81, datë 27.07.2020, “Për miratimin e listës së përfituesve nga granti i rikonstruksionit”, familja e Shpëtim dhe Valbona Ramës rezulton përfituese e dëmshpërblimit në vlerën 1 milion e 750 mijë lekë. Z. Shpëtim Rama ka firmosur edhe kontratën e grantit të rikonstruksionit dhe së shpejti, mund t’i tërheqë paratë në një nga sportelet e Postës Shqiptare.

Rasti i familjes së Shpëtim dhe Valbona Ramës është mashtrimi i 6 me të cilën PD-ja përpiqet të gënjejë qytetarët e Tiranës.

Por, meqenëse për Lulzim Bashën nuk ka rëndësi fakti se e ka shndërruar Partinë Demokratike në agjenci ‘kap ça të kapësh’, kurse spikeret e dënuara nga gjykata për shpifje, në prodhuese ditore fake neës-esh, i bëjmë thirrje, që të paktën, të mos përdorë fatkeqësitë e njerëzve për përfitime politike.