Aktualitet

Akuzat për inceneratorët gjoba e radhës e Bashës! Veliaj reagon pas akuzave dhe sqaron pse kjo është tema e PD-së këto ditë

Akuzat për inceneratorët gjoba e radhës e Bashës! Veliaj

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje opozitës në lidhje me inceneratorin. Veliaj deklaroi se ndryshe nga koha e PD kur plehrat ishin bërë mullar në Tiranë, tashmë ato pastrohen 3 herë.

“Ju kujtohet si ishte Tirana para 5 vitesh, plehrat mullar? Ne i pastrojmë 3 herë në ditë, ata 1 herë në 3 ditë. Skeda e tyre e pastrimit ishte 1 herë në 3 ditë, e jona 3 herë në ditë dhe prapë ndotet dhe ka nevojë për më shumë. Dhe sot i ishin sulur impiantit të plehrave, atij impianti që kur ishim në Vaqarr me Ninin, qytetarët thanë. E di çfarë, mos hajdeni fare për fushatë. Po si i thamë të mos vijmë, ne vijmë për respekt, le të ketë pak vota. Jo more nuk është puna për pak vota por ne jemi të gjithë me ju. Por mirë more u thashë çfarë ka ndodhur? Ore ju s’e keni idenë fare thanë se ju vini nga Tirana, e di çfarë do të thotë të jetoje në Sharrë, e të jetoje në Vaqarr, e të jetoje në Lalm, e të jetoje në Allgjatë, e të jetoje në Kombinat, ku era e plehrave të djegura për të cilën ka 5 vite që nuk dëgjojmë më sepse është mbjellë e gjitha me 10 mijë plepa”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se shqetësimi i Bashës nuk janë plehrat, por gjoba e radhës që i vendos bizneseve.

“Pyetja është: Nëse gjërat janë më mirë dhe në vend të plehrave që digjen tani, është një fushë me 10 mijë plepa dhe nga plehrat do të prodhohet energji, ku fle lepuri këtu? Për çfarë janë të mërzitur këta? Jua them unë pse janë të mërzitur këta. Pse nuk protestojnë më për bulevardin, çfarë morën këta nga kompania e bulevardit që të linin protestat? Ju kujtohet që rreshtoheshin këtu dhe thanë: Ne do shtrihemi këtu dhe “Bulevardi i Ri” nuk do bëhet. Ne do shtrihemi dhe do sakrifikohemi këtu se po u bë “Bulevardi i Ri” nuk do ketë më PD. Ne do shtrihemi dhe do japim jetën këtu, e do t’i dalim fadromave përpara, se po nuk bëmë këtë dhe po u bë “Bulevardi i Ri” ne do shkrihemi si forcë politike. Ja ku është “Bulevardi i Ri”. Pse e lanë protestën, çfarë morën që e mbyllën gojën? A ju kujtohet kur digjnin “Rrugën e Kombit” dhe thanë: Po u vendos aty postblloku me pagesë - që në fakt është për të bërë punën që ata lanë përgjysmë, për të bërë urat e reja, për të bërë të gjitha rrugët që kanë qenë me 1 korsi dhe që kanë qenë burim aksidentesh, ata thanë – ne do ta djegim sa herë që të vendosen. Krejt papritur mbaroi protesta, çfarë morën? Çfarë malli morën në shkëmbim që ata lanë protestën? A ju kujtohet Astiri? Ne do shtrihemi këtu, ne do vdesim këtu, o Klevis o hero në zemrat tona ti jeto, a e patë atë? Sa ishte vlera e makinës për të lënë protestën? E dini cila është përgjigja për plehrat, thjesht nuk kanë gjetur gjuhën e gjobës që duhet të paguajë kompania, që PD ta lërë atë dhe të merret me një temë tjetër, se këta çdo proteste i vënë një çmim. E vute re që dolën për kullën, për hotelin e ri ngjitur me Hotel Tiranën, doli në lajme, pastaj e fshinë nga facebook-u, e hoqën edhe nga lajmet, e gjetën gjuhën”, theksoi Veliaj.