Qyteti

Autobusi i Lanës largohet për arsye hetimi. Ja kur do të rikthehet

Autobusi i Lanës largohet për arsye hetimi. Ja kur do të

Autobusi urban i aksidentit në Lanë është larguar mbrëmjen e djeshme nga vendngjarja, por do të rikthehet për të qëndruar aty, ashtu siç u vendos, si instalacion.

Largimin e përkohshëm e ka kërkuar prokuroria për të vijuar hetimet nga shkaqet e aksidentit që për fat të mirë, nuk solii dëme në njerëz.

Autobusi i Lanës largohet për arsye hetimi. Ja kur do të

Ngjarja ndodhi dy javë më parë, por për fat të mirë nuk solli dëme në njerëz.


Veliaj sqaron përmes një postimi se autobusi do të rikthehet për të qëndruar aty si instalacion në përfundim të hetimeve.

“Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren ?.

Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty si instalacion për kujdesin në qarkullim”, shkruan Veliaj.