Bashkëpunimi me Italinë për pastrimin me 'Eco Tirana' shtrihet edhe në periferi
Pastrimi i mbeturinave në zonat qëndrore të kryeqytetit realizohet nga kompania publike Eco Tirana, në bashkëpunim me dy bashkitë italiane, të Veronës dhe Viçensës.
Me zgjerimin e bashkëpunimit mes tyre do të mbulohet edhe pastrimi i periferisë me Eco Tirana.
Me Eco Tirana bëhet diferencimi i mbetjeve për të mundësuar riciklimin e tyre.
Vendimi është miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Për këtë qëllim kryebashkiakut Veliaj priti sot kryetarët e bashkive të Veronës dhe Viçencës.
“Nga viti tjetër, shërbimi i Eco Tiranës shtrihet edhe në periferi”, tha Veliaj.
Me zgjerimin e mbulimit të saj, kompania “EcoTirana” do t’u shërbejë më shumë se një million banorëve.
Veliaj nënvizoi se mes tre bashkive po shihet që bashkëpunimi të shtrihet edhe në fusha të tjera, si në transport dhe energji.