Qyteti

Bashkia e Tiranës miraton bursat për 1355 nxënës ekselentë 

Bashkia e Tiranës miraton bursat për 1355 nxënës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u miratuan bursat për 1355 nxënës ekselentë për vitin 2022-2023.

“Në vendimin numër 12, miratimi i listës së nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore që përfitojnë bursa dhe pagesa për vitin 2022-2023. Është lista me 1206 çuna dhe goca të shkëlqyer të cilëve, duke qenë se janë rinovuar kriteret nga Ministria e Arsimit, u janë shtuar edhe 149 nxënës të tjerë. Listës me 1206 i shtohen edhe këto 149 që i aprovojmë tani në janar. Vërtetë në një qytet me një milion banorë janë një përqindje e vogël, por nuk na duhen miliona me dhjeta. Ne këta 1355 na duhen sepse janë një shpresë shumë e madhe për qytetin," u shpreh ai.

"Fatkeqësisht e kemi akoma një debat në 2023 se çfarë konsiderohet sukses. Ai i forti i lagjes, ai që merret me punë të pista, ai që tregon lukse të pajustifikuara, apo ai që mëson, punon dhe kontribuon në shoqëri. Dua që të kemi një kundër ofensivë të anti kulturës me kulturë, me dije dhe me arsim dhe ndaj këto 1206 janë shumë të çmuar për ne," theksoi Veliaj.