Qyteti

Biseda e Nënë Zyrasë me Veliajn në Zall-Bastar: Keni punuar me mish e me shpirt

Biseda e Nënë Zyrasë me Veliajn në Zall-Bastar: Keni punuar

Pas përfundimit të rrugës së re, e cila e shkurton me 30 minuta distancën nga Tirana, në Zall-Bastar ka nisur puna për ndërtimin e urës, e cila ndihmon të gjithë banorët e zonës.

Biseda e Nënë Zyrasë me Veliajn në Zall-Bastar: Keni punuar

Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa inspektoi punimet ditën e sotme ka biseduar me banorët e zonës. Një prej tyre nënë Zyraja e falenderoi për vëmendjen e treguar ndaj familjeve aty. “Ju falenderoj jashtë mase. Keni punuar me mish e me shpirt. Rrugën e bëtë sin ë qytet”, tha ajo.

Biseda e Nënë Zyrasë me Veliajn në Zall-Bastar: Keni punuar

Veliaj u shpreh se projektet që po transformojnë edhe fshatrat më të largët të Tiranës janë arritur edhe falë bashkëpunimit me qeverinë teksa shtoi se ura e re do përfundojë brenda verës.