Qyteti

Bulevardi i Ri dhe sheshi i tretë i Tiranës, në fokus të investimeve për 2023

Bulevardi i Ri dhe sheshi i tretë i Tiranës, në fokus të

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka thënë se Bulevardi i Ri i Tiranës, me sheshin e ri dhe ndërtesat publike e private që do të ndërtohen aty, mes të cilave edhe një godinë e re e Bashkisë së tiranës, do të jetë një prej investimeve kryesore ku do fokusohet puna për vitin e ardhshëm.

“Kemi disa kompani që do vijojnë me ndërtimin e hoteleve, për t’i dhënë vlerë asaj prone në Bulevardin e Ri. Kush është ‘tirons’ vendali e di që marrin nga 30-40% të çdo ndërtimi të ri. Sot Bashkia e Tiranës, edhe prej tërmetit, është qiramarrësja më e madhe në qytet. Ndaj, duam që të zhvendosim aty zyrën tonë administrative të të gjithë shërbimeve të bashkisë. Do ruajmë selinë në qendër, por do transferohemi te Bulevardi i Ri dhe bashkia do jetë te Njësia 8, për të gjitha shërbimet administrative, që bëhen nëpër zyra dhe që s’kanë nevojë për prezencë në terren,” shpjegoi Veliaj.

Tiranapost.al