Qyteti

Dezinfektohet Parku Rinia, gati për të vegjlit

Dezinfektohet Parku Rinia, gati për të vegjlit

Bashkia e Tiranës vijon dezinfektimin e vendeve publike për të frenuar përhapjen e COVID-19, që ditët e fundit ka qenë tepër i lartë.

Sot u pastrua dhe u dezinfektua Parku Rinia i cili është gati të presë fëmijët në pasditet e tyre argëtuese, për të kaluar disa momente me shokët dhe shoqet e tyre.

Është e rëndësishme që jeta të vazhdojë normalisht, pavarësisht kësaj pandemie që, sigurisht të gjithëve na e ka vështirësuar sadopak jetën.