Qyteti

Dy lajme në ditëlindjen e Dritëro Agollit, njërin mund ta shihni të gjithë që sot, ndërsa tjetrin e lajmëroi vetë kryebashkiaku Veliaj: Shtëpia do të bëhet muze

Dy lajme në ditëlindjen e Dritëro Agollit, njërin mund ta

Në përvjetorin e ditëlindjen e Dritëro Agollit, poetit dhe shkrimtarit më popullor në Shqipëri ka dy lajme: I pari është ai që duket dhe për këdo që kalon tek Rruga e Dibrës ku është pallati historik i dy shkrimtarëve si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, të cilët siç dihet botërisht kanë qenë edhe komshinj për shumë vite, gjatë periudhës së Realizmit Socialist.

Dy lajme në ditëlindjen e Dritëro Agollit, njërin mund ta

Dy lajme në ditëlindjen e Dritëro Agollit, njërin mund ta

Dy lajme në ditëlindjen e Dritëro Agollit, njërin mund ta

Dritëro Agolli jetoi dhe vdiq në apartamentin e këtij pallati.

Muralja që shfaqet në pallat është një bibliotekë ku në njërën anë shfaqet imazhi i Dritëro Agollit dhe në tjerën Ismail Kadare.

Lajmi i dytë është dhënë nga kryebashkiaku Veliaj, i cili përkujtoi ditëlindjen me disa vargje të Dritëro Agollit, por me vendimin e marrë tashmë në Këshillin Bashkiak, për të shndërruar në muze, shtëpinë e Agollit, siç u bë edhe me shtëpinë e Ismail Kadaresë.

Këshilli Bashkiak e miratuar vendimin për ta shëndërruar, me pëlqimin e vajzës së Agollit.

Veliaj shkruan: “T’i ngremë gotat gjer në fund,
Të dalë e ku të dalë!
Nga vreshta rrushi vjen në but,
Nga kupa-shpirti valë.”

Të ngrohta si kujtimet e bukura janë vargjet e Dritëroit të madh?!

Këtë javë, në 89-vjetorin e lindjes së tij, Bashkia e Tiranës, me dëshirën e fëmijëve, do të kalojë në pronësi të saj shtëpinë e poetit dhe shkrimtarit?, në Rrugën e Dibrës, për ta shndërruar në një muze, që mund të vizitohet nga të gjithë dashamirësit e veprave të tij”.

Dy lajme në ditëlindjen e Dritëro Agollit, njërin mund ta
Dritëro Agolli
Dy lajme në ditëlindjen e Dritëro Agollit, njërin mund ta
Ismail Kadare