Çfarë është shtuar tek Parku i Liqenit ditën e sotme? Shihni fotot
E Martë 14 Korrik 2020, 22:05
TiranaPost
Sot specialistët e terrenit kanë shktuar edhe pesë çezma me ujë të pijshëm tek Parku i Madh i Liqenit.
Përmes një njoftimi Bashkia e Tiranës informon se puna për instalimin e çezmave të reja ka nisur në pika kyçe të parkut si; "Syri i Qielllit", kopshti "Nexhmije Pagarusha", Pallati i Brigadave, Amfiteatri dhe "Këndi TIKA".
Pas argëtimit në këndet e lojërave, vrapit, shëtitjes, xhiros me biçikletë apo stërvitjes në këndet e forcës, në Parkun e Madh çdokush që dëshiron, do të mund të freskohet, shuajë etjen apo pastrohet me ujë të pastër, të pijshëm e të rrjedhshëm 24 orë.