Qyteti

Foto/ Fëmijët mësojnë rregullat e qarkullimit dhe si të përdorin biçikletën

Foto/ Fëmijët mësojnë rregullat e qarkullimit dhe si të

Të vegjlit e kryeqytetit po mësojnë rregullat e qarkullimit në hapësirën e posaçme të krijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe si të përdorin biçikletën. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shumë shpejt do të hapet edhe “Akademia e Biçikletës”, e cila synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

Foto/ Fëmijët mësojnë rregullat e qarkullimit dhe si të

“Muaji qershor u është kushtuar fëmijëve. Kemi jo vetëm parkun “Rinia” dhe parqet e tjera, por edhe hapësira të tjera publike, të cilat do të kthehen në funksion të fëmijëve. Në bashkëpunim me APR-në, Policinë Bashkiake dhe miqtë e biçikletave në Tiranë do të hapim akademinë e dyrrotakëve; ajo ka ekzistuar në mënyrë periodike, por tani do të jetë permanente, me emrin ‘Akademia e Biçikletës’. Po mësojmë biçikletën edhe në çerdhe e kopsht me rrotat ndihmëse, por duam që, për këdo që nuk e di biçikletën dhe ka dëshirë t’i bashkohet revolucionit të biçikletave, mund të vijë çdo fundjavë”, tha Veliaj.

Në këtë hapësirë të vegjlit do të kenë mundësi çdo fundjavë të mësojnë biçikletën.

Foto/ Fëmijët mësojnë rregullat e qarkullimit dhe si të

“Do të kemi një hapësirë pranë sheshit “Nënë Tereza”, ose këtë hapësirë midis Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, ose tek sheshi “Italia”, i cili në fakt tashmë është kthyer në sheshin e biçikletave, si një hapësirë fantastike ku të gjithë çamarrokët e Tiranës mësojnë dyrrotakët, për të pasur një qytet më të shëndetshëm”, u shpreh ai.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin për distanca të shkurtra biçikletën, jo vetëm si mjet ekonomik, më i duhur për mjedisin dhe i shpejtë lëvizjeje.

Foto/ Fëmijët mësojnë rregullat e qarkullimit dhe si tëFoto/ Fëmijët mësojnë rregullat e qarkullimit dhe si të