Qyteti

Fotot, ja si do të duket shkolla Emin Duraku që po ndërtohet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë

Fotot, ja si do të duket shkolla Emin Duraku që po ndërtohet

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar fotot e projektit të shkollës 9-vjeçare Emin Duraku e cila po rindërtohet po aty ku ka qenë, në zonën e ish-Bllokut.

Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” do të presë nxënësit e saj, në një godinë të re në shtator të këtij viti. Me një kapacitet prej 1300 nxënësish, kjo shkollë, e cila gjithashtu u dëmtua nga tërmeti, do të ketë në përfundim të saj 51 klasa, 6 laboratorë, bibliotekë, si dhe dy palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët edhe jashtë orarit mësimor.