Qyteti

I ftohti! Bashkia sistemon të pastrehët në qendra sociale

I ftohti! Bashkia sistemon të pastrehët në qendra sociale

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin.

Përgjatë mbrëmjes së kaluar, punonjësit e drejtorisë së Strehimit në Bashkinë e Tiranës dhe Policia Bashkiake kanë qenë në terren për të shoqëruar në qendrat sociale, disa të moshuar, të ndodhur në situatë rrugë.

I ftohti! Bashkia sistemon të pastrehët në qendra sociale

Tashmë ata kanë një strehë të ngrohtë, ndërkohë që janë nën kujdesin e vazhdueshëm të punonjësve socialë të Bashkisë së Tiranës.

I ftohti! Bashkia sistemon të pastrehët në qendra sociale

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale, ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve socialë, si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore.