Qyteti

Institucionet që do të zhvendosen në Bulevardin e Ri dhe dy terminale autobusësh të rinj

Institucionet që do të zhvendosen në Bulevardin e Ri dhe dy

Një Muze i Artit Modern, një qendër e madhe kulturore por dhe disa nga institucionet e Drejtësisë, si Gjykata e Lartë dhe Prokuroria Speciale do të zhvendosen në Bulevardin i Ri, në Tiranë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm me banorët e Njësisë 9 tha se veç ndërtesave të rëndësishme publike, do të ndërtohet edhe terminali i ri i udhëtarëve, që së bashku me terminalin lindor që është drejt përfundimit zgjidhin një pjesë të trafikut që krijohet në kryeqytet.

Institucionet që do të zhvendosen në Bulevardin e Ri dhe dy

“Ne duam që të ndërtojmë një Muze të Artit Modern në Bulevardin i Ri. Në Bulevardin e Ri duam të transferojmë edhe disa nga gjykatat, për shembull Gjykata e Lartë duket sikur është futur me lupë këpucësh te “Myslym Shyri”. Pra, edhe pjesa e institucioneve publike ka interes që të shtrihet në Bulevardin e Ri ose zonat përret. Ne do të hapim dy terminalet: terminali i parë, ai në Lundër është gati, do të çlirojë Qytetin Studenti. E njëjta gjë do të ndodhë tani që kemi fituar gjyqin edhe te kthesa e Kamzës. Aty do të jetë terminali perëndimor. Pra, autobusët ndalojnë në hyrje të qytetit. Kjo është zgjidhje konkrete për trafikun,” tha ai.