Qyteti

Interesimi i lartë, shtyhet edhe me dy ditë afati për regjistrimin në Maratonën e Tiranës

Interesimi i lartë, shtyhet edhe me dy ditë afati për

Nisur nga interesimi i madh, organizatorët e Maratonës së Tiranës kanë vendosur që të shtyjnë datën e fundit të regjistrimeve për Maratonën e Tiranës 2023. Të gjithë të apasionuarit pas sportit, apo dhe organizata apo kompani të ndryshme që duan të advokojnë një çështje, do të kenë në dispozicion edhe dy ditë të tjera kohë. Regjistrimet do të mbyllen në datë 15 Tetor 2023, në orën 23:59.

Kjo vendim është marrë për të lejuar më shumë vullnetarë të regjistrohen dhe të kenë mundësinë të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive. Në këtë mënyrë, të gjithë ata që duan të jenë pjesë e Maratonës së Tiranës 2023 kanë ende disa ditë të tjera për të plotësuar regjistrimin e tyre.

Gara është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe. Ky vit është i veccantë, pasi Tirana është dhe “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023.