Qyteti

Investime të reja në Tiranë nga kompleksi sportiv Dajti tek lagjet

Investime të reja në Tiranë nga kompleksi sportiv Dajti tek

Kompleksi sportiv Dajti në kryeqytet do të rehabilitohet. Kryebashkiaku Erion Veliaj në fjalën e mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, tha se ky kompleks është pjesë e investimeve që Bashkia e Tiranës do bëjë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“Kemi caktuar një fond për rehabilitimin e objektit të kompleksit Dajti, një hapësirë për të cilën u tha “do e bëjnë pallat”, “do shkojë në Paskuqan”, - janë muhabetet e tallagjarëve. Ne vendosim rehabilitimin e atyre terreneve dhe i japim atij komuniteti një fushë të standardeve europiane. Ne duam të rregullojmë tribunën dhe dhomat e zhveshjeve”, tha Veliaj.

Investime të reja në Tiranë nga kompleksi sportiv Dajti tek

“Duam të përfshijmë në buxhet ndërtimin e rrugëve të lagjes së re në Shkozë; rehabilitimin e rrugëve të bllokut që kufizohet nga Fabrika e Qelqit; rikualifikimin e bllokut që kufizohet nga rrugët Teodor Keko, Tom Lezha, Mikel Maruli dhe Loni Ligori te Njësia 7; rikualifikimin urban të bllokut që kufizohet nga Bulevardi Bajram Curri, Bulevardi Petro Nini Luarasi, rruga Taulantia, rruga Ali Demi, faza e dytë e zonës që njihet si Tregu Elektrik,” shtoi ai.

Ai tha se përveç rehabilitimit masiv të rrugëve në çdo lagje të qytetit, do vijojë edhe ndërtimi i shkollave të reja.

“Duam të kalojmë një paketë vlerësimesh nga ana inxhinierike të të gjitha objekteve arsimore mbi 50 vjeçare, si shkolla “Avni Rustemi”, “Petro Nini”, apo shkolla të tjera që vërtet mund të jenë në këmbë, por ndoshta ka ardhur koha që tani që mbaruam ‘Samiun’, bëmë ‘Çajupin’, ‘Partizanin’, gjithashtu t’i rikthehemi edhe disa nga shkollave ikonë, që duhet të kalojnë këtë auditin e shkollave mbi 50 vjet për t’i rikonsideruar edhe për investim, ose ndoshta për t’i bërë nga e para,” u shpreh Veliaj.