Qyteti

Jo vetëm Ilion Lika, edhe Gjergji Muzaka krah Veliajt: Ka mbajtur çdo premtim për sportin, i lumtur që ndajmë të njëjtin mentalitet për punën

Jo vetëm Ilion Lika, edhe Gjergji Muzaka krah Veliajt: Ka mbajtur

Për 30 vite Gjergji Muzaka ka vrapuar pas ëndrrës dhe pasionit të tij, futbollit, duke luajtur me skuadrat më elitare të kryeqytetit, Tiranën, Partizanin dhe Dinamon. Sot ai është në krah të PS dhe Erion Veliajt, që siç thekson ai, bëjnë realitet atë që premtojnë. Muzaka tha se PS është forca që beson tek puna e përditshme, pasioni, besimi dhe përkushtimi.

“Në mendjen time kam qenë gjithmonë i qartë dhe i palëkundur, që vetëm me punë dhe përkushtim mund të arrish. Sot kur kthej kokën pas dhe shikoj qartë, e kuptoj që e vetmja mënyrë për të arritur këtë qëllim,  është puna e përditshme, pasioni, besimi dhe përkushtimi sistematik që ne kemi. Ndaj, sot jam i lumtur që jam krah këtyre njerëzve që ndajnë të njëjtin mentalitet, të njëjtën kulturë për punën, për bashkëpunimin në grup e cila është shumë e rëndësishme për të sjellë një ndryshim të përditshëm në jetën tonë, në familjen  tonë, në lagjen tonë dhe në qytetin tonë”, theksoi Muzaka.

Futbollisti i njohur i kryeqytetit theksoi se falë investimeve të Bashkisë së Tiranës për sportin dhe politikat ndaj tij, çdo njeri ka mundësinë që të ushtrohet. Si një nga hartuesit e programit për politikat zhvillimore për sportin ne vitin 2015, Muzaka theksoi se ndihet krenar që ato që u premtuan janë mbajtur nga Veliaj plotësisht.

“Gjatë vitit 2015, kur Erioni kandidoi për bashkinë, u angazhova edhe unë në hartimin dhe krijimin e një programi për politikat dhe zhvillimin e sportit në qytet. Ndihem shumë krenar që mbi 100 për qind e këtij programi është realizuar dhe është mbajtur ky premtim. Jam shumë i vlerësuar dhe kam kënaqësinë që ndodhem sot mes jush”, theksoi Muazaka.