Qyteti

Kaq shumë na ke sharë sa të vret ndërgjegjja? Anëtari i kryesisë së PD në Farkë merr çelësat e shtëpisë së rindërtuar dhe i drejtohet Ramës: Ai që të shan të do

Kaq shumë na ke sharë sa të vret ndërgjegjja? Anëtari i

Kthimi në shtëpi i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar vazhdon. Një prej katër familjeve që morën sot çelësat e banesës së re nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj është dhe ajo e Indrit Plakut në Farkë, i cili është eksponent i lartë i Partisë Demokratike në zonë dhe njëherësh edhe kushëri me Fatbardh Plakun, ish-funksionar i lartë në qeverisjen e djathtë. Indrit Plaku falënderoi Veliajn dhe Ramën që iu gjendën pranë në momentet e tij më të vështira, duke ndihmuar gjithëkënd pa bërë asnjë dallim politik.


Pjesë nga bashkëbisedimi:

Burrë: Shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm ju lumshin duart. Shumë faleminderit në gëzime, inshallah o Zot! Zoti mbarë ju priftë gjithandej nga të gjitha anët!

Veliaj: Kemi pasur shumë bashkëpunim me gjithë familjen.

Grua: Shumë faleminderit, rrofshi edhe të ecni gjithmonë kështu siç keni ecur tek ne. Jemi shumë të kënaqur. Për Zotin jemi shumë të kënaqur se ne vet nuk do e arrinim kurrë.

Burrë: Keni një drejtues shumë të mirë. Për Zotin i mrekullueshëm nuk mund të shaj asnjë. Kudo ka ardhur ka punuar natë e ditë vetë personalisht në këmbë, janë disa gjëra që robi duhet t’i shohë.

Veliaj: E kemi për detyrë, ti rrofsh për fjalën e mirë.

Burri: Realiteti ka punuar natë e ditë, të betohem. Plus me stafin drejtues keni një staf shumë të mirë. Nuk e di çfarë të them.

Veliaj: Kur kemi kryeministrin natë e ditë.

Rama-burrit: Hajde se na grive, kaq shumë na ke sharë sa të vret ndërgjegjja. Hajde të bëjmë një fotografi bashkë.

Burri: Kam qenë me Dinamon

Rama: E di që ke qenë me Dinamon po pastaj ndryshoi koha dhe fillove me të shame

Burri: Ai që të do të sha

Rama: E di që ai që të do të sha. Mua më vendos aty që mos na hedhësh, që mos të marrim në sysh. S’ke çfarë bën tani, sa herë që të vish këtu, unë do të kujtohem nuk ke ku shkon, rrotullohu si të duash.