Qyteti

Kashari, zona ku po sistemohen rrugët brenda lagjes

Kashari, zona ku po sistemohen rrugët brenda lagjes

Prej disa javësh në Tiranë ka nisur një sistemim i infrastrukturës në rrugët dhe rrugicat brenda lagjeve.

Aktualisht po punohet në zonën e Kasharit dhe të bllokut në rrugën “Inajete Dumi” duke i dhënë gjithë segmentit një tjetër standard.

Kashari, zona ku po sistemohen rrugët brenda lagjes

Deri tani janë shtruar dhe sistemuar rrugicat brenda Bulevardit Zhan D`Ark dhe në zonën e Freskut.

Ndërhyrjet përfshijnë rrjetin ujësjellës-kanalizime, shtresat e asfaltimeve, trotuaret, ndriçimin dhe sheshpushimet mes pallateve.