Qyteti

Këtë fundjavë në Pogradec për herë të parë “Canoe Racing”

Këtë fundjavë në Pogradec për herë të

Nëse je i apasionuar pas sporteve ujore dhe do të kalosh një fundjavë ndryshe? Në Pogradec do zhvillohet për herë të parë “Canoe Racing”, kështu që mos e humb. Shoqata “ALBACCESS OPEN” në bashkëpunim me Visit Pogradec organizon projektin tre ditor “Fuqizimi i të rinjve për një mjedis të pastër nëpërmjet turizmit të aventurës dhe sporteve ujore”.


Ky projekt vjen në kuadër të programit Tirana EYC 2022, me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë.

Hiking, eco-tourism, kompeticion me kanoe dhe argëtim pafund gjatë këtij sezoni veror në Pogradec.