Qyteti

Kompozitori i njohur Avni Mula performoi sot me të bijën Inva, në një sallë që mban nga tani emrin e tij!

Kompozitori i njohur Avni Mula performoi sot me të bijën Inva, në

Shkolla 9-vjeçare e muzikës “Servete Maçi”, e rindërtuar shtatorin e shkuar nga sot ka edhe një sallë moderne koncertesh që mban emrin “Avni Mula”. Në ceremoninë e përurimit të saj, notat e para në pianon e sallës u luajtën nga kompozitori i shquar 93-vjeçar, Avni Mula,i shoqëruar nga vajza e tij, sopranoja me famë botërore, Inva Mula.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo sallë, ku do të mësojnë talentet e së nesërmes,është një pasuri jo vetëm për shkollën, por për gjithë komunitetin e Tiranës.

Kompozitori i njohur Avni Mula performoi sot me të bijën Inva, në

“Është vërtet bekim shumë i madh sot që, në këtë hapësirë kaq të vogël, janë mbledhur kaq shumë artistë e kaq shumë talente. Për shkak të pandemisë nuk e mbushnim dot sallën, por doja shumë që, teksa Avni Mula, një nga pasuritë më të mëdha të kombit tonë, i afrohet 93 viteve, ne i kushtojmë këtë sallë fantastike muzike”, shtoi ai.

Veliaj shprehu bindjen se këto mjedise do të jenë frymëzim për fëmijët, që t’i përkushtohen artit dhe të ecin përpara, duke na bërë të gjithëve krenarë. Salla e koncerteve dhe hapësirat e tjera të shkollës, auditori, salla e ekspozitave, biblioteka dhe palestra, janë projektuar për t’u përdorur nga komuniteti pas mësimit.

“Shpresoj të jetë një vend për të frymëzuar fëmijët, që ata të kuptojnë se përpara ecet me talent, me shumë punë, me shumë sakrifica, sepse asgjë nuk dhurohet, asnjë derë nuk hapet vetë, asnjë tapet i kuq nuk shtrohet vetë. Shpresoj shumë që kushdo që do të hyjë në këtë sallë që mban emrin “Avni Mula”, të ketë parasysh se çfarë duhet për t’u bërë dikushi që i gjithë kombi të ndihet krenar”, tha ai.

Kompozitori Avni Mula e krahasoi sallën e re, ku do të ulen talentet e kryeqytetit, të ngjashme me atë të shkollave më të mira në Rusi, ku edhe ka studiuar shumë vite më parë.

Kompozitori i njohur Avni Mula performoi sot me të bijën Inva, në

Ndërsa sopranoja Inva Mula nënvizoi se hapja e kësaj salle koncertesh në Shqipërinë tonë të vogël, në një kohë kur kudo në botë ato po mbyllen, është një shembull tepër pozitiv.

Kompozitori i njohur Avni Mula performoi sot me të bijën Inva, në

“E gjithë familja jonë i është përkushtuar artit dhe një sallë e re në Tiranë më ngazëllen, më jep shpresë se këtu në Shqipëri nuk do mbarojë asnjëherë ‘kuzhina’ e bukur e talenteve. Dëshira jonë është që kjo të vazhdohet dhe mos të mbarojë asnjëherë. Kur sallat po mbyllen kudo në botë, ne hapim një sallë të vogël në këtë Shqipërinë tonë të vogël modeste. Është një shembull i mirë edhe për prindërit që banojnë këtu, të cilët urojnë që fëmijët e tyre të luajnë pikërisht në këtë piano. Kam një falenderim, jo thjesht pse ju i dhatë sallës emrin e babait tim të dashur, por është një falënderim si artiste dhe qytetare, që kemi një sallë të tillë në Tiranë”, u shpreh sopranoja.

Kompozitori i njohur Avni Mula performoi sot me të bijën Inva, në

Shkolla 9-vjeçare ”Servete Maçi”, ndodhet në Rr. Dibrës. E ndërtuar që në vitin 1950, shkolla u rindërtua nga e para vitin që kaloi, me hapësira shumë herë më të mëdha dhe me infrastrukturë moderne.

Kompozitori i njohur Avni Mula performoi sot me të bijën Inva, në