Qyteti

Komuna e Parisit pa drita, një kompani ka këputur kabullin

Komuna e Parisit pa drita, një kompani ka këputur kabullin

Rruga "Medar Shtylla" tek "Komuna e Parisit" ka mbetur pa energji elektrike prej një ore. Mësohet se një kabull është këputur gjatë punimeve hidraulike të një firme private.

OSHE po punon për riparimin e dëmit në rrjet dhe ka kallëzuar penalisht firmën që e shkaktoi.

"Për shkak të avarisë së shkaktuar në rrjet nga një subjekt i tretë, një pjesë e zonës së Komunës së Parisit mbeti pa energji gjatë mesditës. Grupet e avarisë së #OSSH Tiranë punuan intensivisht dhe rikhyen energjinë tek të gjithë abonentët e prekur nga defekti", njofton OSHE.