Qyteti

Kopshti Zoologjik do hapet më 1 qershor të 2021-shit! Detajet e projektit

Kopshti Zoologjik do hapet më 1 qershor të 2021-shit! Detajet e

Kopshti i ri Zoologjik pritet të përfundojë deri më 1 qershor dhe ky projekt ishte vendi i parë ku kryebashkiaku Erion Veliaj u rikthye pasi fitoi betejën me Covid. Puna për projektin ka nisur, ndërsa Veliaj tha se projekti i arkitektëve gjermanë mishëron jo vetëm të bukurën, por edhe një përkujdesje të veçantë për kafshët.

Ai shtoi se menjëherë pas fazës së parë të projektit, do të nisë puna edhe për transformimin e Kopshtit Botanik.

Kopshti Zoologjik do hapet më 1 qershor të 2021-shit! Detajet e

“Për Njësinë 13 dhe zonën e Liqenit shtohet një tjetër xhevahir. Në fillim rregulluam pjesën e vjetër të Liqenit, më pas liruam pjesën e vjetër në zonën e Farkës, kemi mbaruar pistën e biçikletave, pistën e vrapit, kemi shumëfishuar pemët në gjithë zonën e liruar nga koha e ish-komunës. Ka dalë një hapësirë fantastike. Duke shtuar fazën e parë të projektit, që është Kopshti Zoologjik, dhe më pas me fazën e dytë, që është Kopshti Botanik, në zemër të Tiranës përfitojmë një kontrast shumë të madh midis hapësirës urbane dhe një hapësire pak më të egër dhe ekzotike”, shpjegoi Veliaj.

 Kryebashkiaku shprehu bindjen se Kopshti i ri do të jetë gati 1 qershorin e ardhshëm, “dhurata për fëmijët do të jetë Kopshti Zoologjik i Tiranës. Me këmbënguljen e  kryeministrit kemi shtuar edhe një teatër kukullash, që do të shërbejë edhe si auditor, jo vetëm për shfaqje, por edhe për klasa, sepse duam që Kopshti Zoologjik të jetë edhe hapësirë didaktike”.

Kopshti Zoologjik do hapet më 1 qershor të 2021-shit! Detajet e

Një nga risitë e projektit është edhe parkimi nëntokësor, i cili plotëson jo vetëm nevojat e vizitorëve, por njëkohësisht edhe të komunitetit përreth.

Kopshti Zoologjik do hapet më 1 qershor të 2021-shit! Detajet e

“Me 100 e ca vende parkimi që do i kemi në hyrje të Kopshtit Zoologjik, si për ata që do jenë vizitorë, por edhe për ata që janë qytetarë, pas orëve të Kopshtit Zoologjik, besoj që zgjidhim edhe një ngërç tjetër në një nyje shumë të frekuentuar të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Kopshti Zoologjik do hapet më 1 qershor të 2021-shit! Detajet e

Me rëndësi të veçantë ka rrethimi i jashtëm i Kopshtit Zoologjik, i cili do të bëhet me mur 2.50 metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8m të larta. I gjithë muri do të maskohet me gjelbërim dhe pemë. Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndara kënde lojërash.