Qyteti

Korsitë e biçikletave rritën xhirot e dyqaneve në Myslym Shyr dhe Astir

Korsitë e biçikletave rritën xhirot e dyqaneve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se dyqanet në zonën e rr. ‘Myslym Shyri’ kanë pasur rritje të xhiros pas vendosjes së korsive të biçikletave.

Jo vetëm që nuk është mbyllur asnjë dyqan, përkundrazi, nga raportimet e tyre financiare është rritur xhiroja. Kjo është prova më e madhe. Nëse më tregoni një dyqan që është mbyllur prej kësaj gënjeshtre, atëherë sigurisht që jam gati që ta konsideroj. Ju kujtoj se në “Rue de Rivoli”, e cila është rruga shopping-ut më të madh në Paris, sapo u vendosën korsitë e biçikletave dhe furgonët nuk ndalonin me ditë të tëra, duke zënë vitrinat e dyqaneve, u raportua më shumë biznes dhe qarkullim. Na rezulton se kjo është diferenca mes dikujt që i sajon idetë për të kapur disa vota dhe për të prezantuar tramin e radhës dhe dikujt që, në fakt shikon statistikat. Të gjitha dyqanet aty kanë pasur më shumë xhiro, sepse muri i furgonëve që rrinte parkuar me orë të tëra para tyre nuk është më, dhe tani njerëzit i shikojnë vitrinat. Në zgjedhjet e fundit, në zonën e “Myslym Shyrit” patëm rekordin më të madh të votave. Në zonën e Astirit, patëm rekordin më të madh të votave, pasi zhbllokuam projekti e Unazës. Keni për të parë në datën 14 maj se në Njësinë 10 dhe në Astir do të kemi një fitore spektakolare. I fituam ato njësi duke qenë në opozitë. Pra, Njësia 10, ju kujtohet që në kohë të Gert Bogdanit ka qenë me të djathtën, po kështu ka qenë edhe Astiri me Kasharin në kohën e Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e fundit, pas këtyre ndryshimeve, ato njësi kanë votuar masivisht progresin dhe transformimet perëndimore që i kanë ndodhur njësisë. Në vitin 2023, nëse në një vend të BE-së, dikush do të thoshte se do të heqim korsitë e biçikletave, do e kishte lënë fushatën që në atë moment dhe do mbyllej në shtëpi me turp. Në këtë sens, të dëgjosh në 2023-in premtimin se do heqim korsitë e biçikletave, do shkulim pemët… kupton se kandidati ende nuk e di që Tirana është 1250 km2 dhe jo 42 km2. Tirana për të cilën kandidojmë sot është 25 herë më e madhe sesa ajo me të cilën ata bëjnë llogaritë e kohës kur bashkinë e kishte Sali Berisha dhe Ilir Meta, bashkë me këta aparatçikët e tyre, në 2011-2015. Kjo është vërtet të fyesh inteligjencën e njerëzve, të bëjmë diskutime për kandidatë që ende s’kanë kuptuar për çfarë po kandidojnë”, tha Veliaj.